Një përleshje ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë. Një i dyshuar ka sulmuar dhe kanosur viktimën.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
“Arrestohet i dyshuari për rastin Sulm & Kanosje Prishtinë, 02 shkurt 2022 – Sot nga njësia policore e stacionit Jugu, është arrestuar një i dyshuar për një rast sulmi dhe kanosjeje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Pallatin e Drejtësisë, me ç’ rast i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur viktimën. I dyshuari; G. S, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Me qëllim të sqarimin dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale ”Sulm & Kanosje”.”, ka thënë Borovci.