Eduart Grishaj si rrallë herë ka folur për familjen e tij teksa ishte i ftuar tek “E Diel. Regjisori ka folur për babain, nënën, motrën dhe vëllain e tij.
Ai ka zbuluar se si e ëma ashtu dhe babai i tij kanë pasur martesa të mëparshme, nga ku ai ka një motën dhe një vëlla, nga secili prej prindërve.
“Jeta e çoi të punonte në Mamurras, Fushë-Krujë dhe punonte tek stacionet e trenave në atë kohë. U martua me një grua në Mamurras. Nuk u martua me nënën time dhe ata bënë një djalë që është vëllai im, por babait i vdiq gruaja dhe ngeli vetëm me Yllin, vëllaun tim”.
“Edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër dhe kishin një vajzë, motrën time dhe asaj i vdiq burri. Babai im dhe nëna ime u martuan me njëri-tjetrin. Një nga fisi kishte thënë që është grua e mirë dhe ishin parë sepse ishin të dy të njëjtën zonë. Mamaja ime ngeli me motrën, ndërsa babai me vëlluin dhe u martuan të dy me njëri-tjetrin dhe pastaj linda unë.“, ka treguar Grishaj.