Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën në emër të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, të shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, raporton Ekonomia Online.
Avokati Yll Zekaj, tha se shkarkimi i Mulhaxhës ishte vendim politik dhe jo ligjor. Sipas tij, do të vërtetohen argumentet e adresuara në kërkesë për kthimin e Mulhaxhës në pozitën e përmbaruesit.
“Sot kemi dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit arbitrar dhe të kundërligjshëm për shkarkimin e kundër ligjshëm e z.Mulhaxha nga Ministria e Drejtësisë duke konsideruar që është më shumë një vendime i motivuar politikisht sesa një vendim ligjor z.Mulhaxha është shkarkua vetëm për faktin që i njëjti ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë një arsyeje për të përmbushur kërkesa e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin”.
“Ne i besojmë në bazë të argumenteve që i kemi argumentuar sot në kërkesën në Gjykatë kushtetuese besoj që e njëjta do të aprovojë argumentet tona dhe do të konstatoj që një vendim i tillë i Ministrisë të Drejtësisë për shkarkimin e z.Mulhaxha nga pozita e përmbaruesit privat është i motivuar politikisht është i bazuar në shkelje kushtetuese dhe shkelje konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kemi të bëjmë me rastin e arbitrazhit zbatimin e vendimit arbitrazhit pastaj kjo ka shkuar edhe përmes gjykatës komerciale për rastin e Llamkosit, kështu që e njëjta është konfirmuar me dy shkallët e gjykatës komerciale të njëjtin i kanë dhënë bazë kreditorit që të shkohet në përmbarim dhe z.Mulhaxha nuk ka pasur zgjidhje tjetër veç ta përmbaroj të njëjtin shtrohet pyetja çka nëse z.Mulhaxha nuk e kishte përmbaruar të njëjtin ai drejtpërdrejtë kishte bërë shkelje dhe atë kishte bërë shkelje të kodit penal të Kosovës që është vepër penale e moszbatimit të vendimit gjyqësor kemi pasur një pozicion ku z.Mullhaxha sot duhet të ishte përgjigjur para prokurorit të Shtetit për shkelje të kodit penal të Kosovës përkatësisht për vepër penale të mos zbatimit të vendimit gjyqësor dhe i njëjti ka zgjedhur rrugën që të zbatoj një vendim të formës së prerë të Gjykatës komerciale”.
“Për arsyet që i kemi cekur edhe në kërkesën që i kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka inteferim të Ministrisë së Drejtësisë në rastin në procedurën disiplinore ndaj rastit Mullhaxha dhe për më tepër nuk ka pasur as bazë për të iniciuar një procedurë e tillë deri sa kemi pasur zbatim apo pambarim të një vendimi të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale”.
“sot nëse e shikoni asnjë Gjyqtarë i Gjykatës komerciale nuk janë proceduar në aspektin disiplinor nëse kishte pasur një bazë për disiplinim është dashur së pari të procedohen në aspektin disiplinor me Gjyqtarët që kanë marrë një vendim të tillë pastaj shkalla e dytë qe e ka vërtetuar një vendim të tillë ka qenë i fundit z.Mullhaxha që është dashur të shkoj në procedurën disiplinore edhe me vetë pretendimet që i ka dhënë Ministria e Drejtësisë një vendim i tyre është jo proporcional me veprimet dhe ata që argumentojnë përveç që nuk qëndrojë asnjë pretendimet e tyre që sot z.Mulhaxha të jetë i shkarkuar nga pozita përmbaruesit privat”.
“Ne besojmë fuqishëm që Gjykata Kushtetuese në një afat sa më të shpejtë të mundshëm për shkak të dëmit të pariparueshëm që është duke ju bërë z.Mulhaxha do të vërtetojë argumentet tona që i kemi cituar në kërkesë dhe vendimet disiplinor po edhe vendimet e Ministrisë së Drejtësisë do të i shpall si kundër kushtetuese dhe të kundërligjshme dhen z.Mulhaha do të kthehet në pozitën e përmbaruesit privat”.
Më 29 nëntor 2022, Departamenti për Profesione të Lira në MD ka pranuar nga Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e palës debitore, propozimin për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, i emëruar për Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me lëndën përmbarimore
Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.