Përmbyllen mbi 98% e projekteve të Fondacionit të Mileniumit, Selimi: Përftimet janë të shumanshme

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës ka arritur të përfundojë mbi 98 për qind të projekteve. Për pesë vjet punë në Kosovë janë dhënë grante, e me qindra vajza e gra janë punësuar në fushën e energjisë, janë rinovuar ndërtesa të shumta, e rreth dy mijë qytetarë kanë qenë përfitues të subvencioneve për efiçencën energjetike.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi thotë se për pesë vjet janë implementuar projekte të shumta në fushën e energjisë dhe transparencës qeveritare.

“Jam i gëzuar t’ju raportoj se mbi 98% të projekteve janë ekzekutuar dhe janë në përfundim. Projektet kanë qenë të llojeve të ndryshme. Për shembull në fushën e energjisë, instalimi i njësorëve për klientët e Termokos-it, 17,500 banesa janë përfitues të valvulave të reja, kokave, njësorëve dhe tashmë Termokos-i do të shndërrohet në një kompani moderne, që faturon jo sipas metrave katrorë, por sipas shfrytëzimit. Kjo sjell edhe efiçiencë edhe ndryshim të sjelljeve të banorëve që mund ta kontrollojnë tash ngrohjen, ta zvogëlojnë edhe të paguajnë më pak”, deklaron Selimi.

Veç kësaj, Selimi tregon se projekt me rëndësi ka qenë edhe i ndërtimit të dritares së garancioneve bankare investitorët në fusha solare.

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës ka mundësuar edhe punësimin e shumë grave përmes programit “Gratë në Energji”, të titulluar “Punë praktike me pagesë për gratë në energji”.

“Projekti gratë në energji ka qenë i shumanshëm dhe shumë i thellë si intervenim. Sepse ka mundësuar me qindra gra të përfitojnë grante nga fondacioni jonë për investime në mjete të punës efiçiente, qoftë në prodhim të ushqimit, qoftë në fusha të tjera ekonomike, ku gratë kanë qenë përfituese. I kemi jep 26 stipendiome për gratë që të studiojnë në Amerikë në fusha të energjisë. Ato 26 gra kur janë kthyer në Kosovë, të gjitha tani janë duke punuar në sektorin privat, ose në sektorin publik në fushën e energjisë. Ka qenë një investim i krijimit të një gjenerate të re të liderëve në fushën e energjisë

Të ngjashme