Përmbyllet “Mërgata Fest & Sport” – Nora Istrefi e këngëtarë të tjerë mbushin sheshin në Lipjan

Lipjan | 04 Gus 2023 | 23:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve, të premten është përmbyllur koncerti “Mërgata Fest & Sport” në Lipjan, raporton Ekonomia Online.

Në binën e ngritur në sheshin “Adem Jashari”, performuan Nora Istrefi, Flamur dhe Ilir Plakiqi e të tjerë.

Krahas koncertit, në natën finale u ndanë edhe disa çmime për fituesit e 11 aktiviteteve sportive, me ç’rast për tri netë më radhë morën pjesë afër 200 garues.

Vendi i parë në sportin e shahut, shkoi për Leon Zaskoku, ndërsa në Ping Pong fitues u zgjodh Labinot Telaku.

Çmim fitoi edhe sportisti Gent Reçica në Shigjetari. 

Gara në shah u zhvilluan edhe për personat me aftësi të kufizuara, ku vendin e parë e fituan Hafiz Gashi e Rexhep Ajeti.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti në një fjalë të shkurtër ka falënderuar bashkatdhetarët, sidomos të rinjtë, të cilët e kishin mbushur Sheshin “Adem Jashari”.

Ahmeti për Ekonomia Online tha se e ndjen obligim që të organizojë aktivitete të tilla për qytetarët e Lipjanit.

“Një pjesëmarrje kaq masovike neve na inkurajon që ne të vazhdojmë me punë e aktivitete të tilla e që qytetarët tanë sigurisht se do t’i shijojnë. Me angazhimin e tyre, me vizitat e tyre, padyshim që për ne është obligim që ne të vazhdojmë në dobi e mirëqenie të qytetarëve tanë, e paralelisht të kemi aktivitete të tilla që ata duhet t’i shijojnë”, u shpreh ai, teksa shton se nuk ka pritur që të ketë një pjesëmarrje kaq masovike.

“Kaq masovike ndoshta nuk e kemi prit por kjo na jep me kuptu që e kemi qellu me këtë festival, i cili tashmë po bëhet tradicional dhe kjo na jep me kuptu që ne duhet me vazhdu dhe duhet me rrit gamën e ditëve që do duhej të përkushtohemi për mërgatën tonë që kur ata janë në pushimet verore dhe kjo na jep edhe me kuptu që duhet me punu edhe më shumë për punët që qytetarët tanë kanë qasje”, tha Ahmeti.

Të ngjashme