Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur aktivitetet në kuadër të “Muajit të Rinisë”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë këtë muaj e përmbyllën me energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës.
Në një postim në Facebook, i pari i PDK-së është shprehur se ndjehet krenar me të rinjtë tanë.
“Me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, për një muaj rresht, djem e vajza të reja anembanë Kosovës shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre për të ardhmen që e ëndërrojnë këtu. Mbrëmje fantastike. Krenar me të rinjtë tanë”, ka shkruar Krasniqi.