Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) ka organizuar konferencën përmbyllëse, ku dhe ka paraqitur rezultatet e projektit që ka ofruar shërbime për fëmijët në nevojë, të braktisur, të keqtrajtuar, raporton EkonomiaOnline.
Ibadete Krasniqi nga kjo organizatë tha se në kuadër të këtij projekti kanë organizuar trajnime, këshilla, por edhe seanca psikologjike për fëmijët në strehimore.
“Në kuadër ë këtij projekti ne kemi organizuar edhe trajnime dhe është punuar shumë sa i përket standardeve minimale, është bërë një përsëritje sa i përket formës, në anën tjetër kemi mbajt trajnime 8 ditë me psikolog sa i përket këshillave për fëmijët që janë të vendosur në strehim”, tha Krasniqi.
Edhe nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thanë se kanë bërë hartimin e legjislacionit dhe akteve nënligjore për ofrimin e shërbimeve minimale sociale në Kosovë.
“Në Kosovë strehimi familjarë është i ndarë në dy forma, strehimi familjar tek farefisi, dhe jashtë farefisit, ministria për mirëqenie sociale e mbështetë strehimin familjar me pagesë të rregullt për fëmijët të cilët i ka në strehim familjarë, tha përfaqësuesi nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Trim Kabashi Menagjer i projektit Save the Children, tha se kanë dhënë rreth 1.5 mln euro për organizatat që ofrojnë shërbime sociale në Kosovë.
“Në kuadër të këtij projekti, ky projekt i ka dy komponenti, ka komponentin e asistencës teknike, ndërsa komponenti i dytë ka të bëjë me dhënien e nëngranteve për organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale në Kosovë. Në total kemi dhënë 1.5 milion euro për 27 organizata që ofrojnë shërbime sociale në Kosovë të fushave të ndryshme, grupet apo target grupet janë fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e të rriturve në nevojë që është koncept bukur i gjerë janë të moshuarit si dhe janë viktimat e dhunës apo trafikimit. ne si organizate Save The Children në Kosovë jemi që nga viti 1997, dhe ky vit shënon 100 vjetorin e kësaj organizate”