Rezultatet e arritura në sektorin e shëndetësisë dhe në fushën e realizimit të të drejtave të njeriut përgjatë tre viteve të partneritetit ndërmjet UNICEF dhe USAID ishin të shkëlqyera. Si rrjedhojë e kësaj, falë këtij partneriteti, Kosova përfitoi mbi 1 milion vaksina. Kështu u tha në projektin përmbyllës “Përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19”, raporton Ekonomia Online.
Të pranishmit falënderuan donatorët për ndihmën e dhënë përgjatë këtyre katër viteve, ndërsa u zotuan edhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se ndihmë të madhe ka dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket vaksinimit.
Ndonëse e konsideroi sfiduese përballjen me pandeminë, Gexha tha falë këtij projekti është rritur edhe shkalla e vaksinimit.
Pandemia Covid-19 e ka sfiduar të gjithë botën po edhe sistemin tonë shëndetësor në kuadër të përpjekjeve kemi pasur fatin të kemi mbështetjen e SHBA që përmes zyrës së UNICEF ka ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë në këtë betejë me fokus të veçante në procesin e vaksinimit, jo vetëm për Covid-10 por edhe në vazhdimësi edhe vaksinimin e rregullt tek fëmijët”, tha Gexha.
“Përkrahja e projektit që po përmbyllim sot ka kontribuar në rritjen e shkalles të vaksinimit përmes përtëritjes zinxhir të vaksinave, zgjerimin e rrjetit të qendrave të vaksinimit, rritjen e kërkesave për vaksinim si dhe mbështetjes së digjitalizimit të regjistrimit të dhënave të vaksinimit në kuadër të sistemit informimit shëndetësor”, tha tutje Gexha.
E Vlora Limani, këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, foli për gjendjen e rëndë që e kanë Qendrat për Punë Sociale në Kosovë. Tha se ekzekutivi ka filluar t’i trajtojë me prioritet të lartë këto qendra.
“Përkundër fatkeqësive të shumta që pandemia solli në Kosovë, ajo periudha na bëri të reflektojmë jo vetëm si shoqëri por edhe si institucione. Qendra për Punë Sociale nuk kishte kapacitete të mjaftueshme të evulonin dhe të ofronin shërbime dhe bazë të një analize fatkeqësisht kjo gjendja e qendrave në punë sociale ende vazhdon. Prandaj duke parë një gjë të tillë Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë ka filluar ligjin për shërbime sociale i miratuar nga kuvendi, e që ka hyre në fuqi në janar të këtij viti. Ky ligj ka fokus disa parime baze që të sigurohen burime cilësore dhe të qasshme për ata që kanë nevojë për ndihme sociale”, tha ajo.
Drejtoresha e Misionit USAID në Kosovë, Eileen Devittm tha se në partneritet me UNICEF, kanë dhunuar 1 milion vaksina.
“Jemi krenarë që patëm mundësi të ndikojmë gjatë këtyre katër viteve të fundit dhe kem shume arsye për të qenë krenarë. Së bashku dhuruam 1 milion doza të vaksinimit kundër Covid-19, po ashtu kemi krijuar klinika lëvizëse të vaksinimit”, tha ajo.
Eldin Gashi avokues për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, falënderoi USAID-in e UNICEF-in për mbështetjen ndër vite.
“Është e drejtë bazike e secilës fëmijë të mbrohet, dhe t’i mbrojë të drejtat e tij nga vendi ku ai jeton nga institucionet e nga donatorët. Sa i përket tyre me përkushtim të palodhshme duke mbështetur që të ngrisin zërin tek ai ambient ku është duke jetuar. Ky projekt ka qenë me USAID dhe në përkrahje me UNICEF-in që e kanë bërë një punë të palodhshme edhe që na ka ndihmu në këtë aspekt me qenë sa më të mirë dhe sa më udhëheqës”, u shpreh ai.