Përmbyllja e vitit, presidentja Osmani vizitë në veri

Prishtinë | 31 Dhj 2024 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka qëndruar në veri të Mitrovicës.

Osmani është parë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Osmani gjatë kësaj kohe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, dhe dy biznese shqiptare.

Qëllimi, sipas saj, është t’ju përgëzoj për punën e mirë dhe t’ju uroj festat e fundvitit.

Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.

Të ngjashme