Përmbyset varka “Lamborghini” në Miami, shpëtojnë mbi 30 persona

Prishtinë | 05 Maj 2025 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Mbi 30 persona janë shpëtuar pas një incidenti me një varkë luksoze, afër një ishulli, në afërsi të Miami Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raportohet, në bord kanë qenë disa influencerë, ndërsa varka u përshkrua si një “Lamborghini”.

Roja Bregdetare e SHBA-së ndërhyri menjëherë pas njoftimit se mjeti lundrues 20 metra i gjatë kishte filluar të marrë ujë.

Aksioni i forcave speciale përfundoi me shpëtimin e 32 personave./People/

Të ngjashme