Një foshnjë dhe një grua kanë humbur jetën pasi një varkë u përmbys pranë Statujës së Lirisë në portin e New York-ut.
Roja Bregdetare amerikane shpëtoi disa persona nga uji, pasi varka motorike, rreth 6.7 metra e gjatë, u përmbys, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, zhytësit gjetën foshnjën e pajetë, e cila raportohet të ketë qenë vetëm pesëmuajshe, si dhe gruan.
Të dyja u transportuan me helikopter në një spital në Brooklyn në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk arritën të mbijetonin.
Ende nuk dihet nëse foshnja dhe gruaja kanë qenë të afërme, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkakun e përmbysjes së varkës, shkruan Metro.
Roja Bregdetare amerikane bëri të ditur se hetuesit janë nisur për të marrë në pyetje kapitenin e varkës, ndërsa hetimet për incidentin tragjik vijojnë.