Japonia është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Këto reshja kanë sjellë përmbytje masive si dhe rrëshqitje dheu.
Nga rrëshqitjet e dheut kanë humbur jetën dy persona.
Ndonëse këto dy ditë aktiviteti i reshjeve ka rënë, autoritetet vazhdojnë të mbajnë të evakuuar banorët si dhe kanë dhënë paralajmërimin se ekziston rreziku më i madh për rrëshqitje dheu, transmeton tch.
Që nga e premtja, disa zona të Kyushu morën sa më shumë se 1.000 mm shi, më shumë se dyfishi i vëllimit të zakonshëm, shifra të bëra publike sipas transmetuesit publik NHK.