Përmbytje në jugperëndim të Gjermanisë pas reshjeve të mëdha

Prishtinë | 18 Maj 2024 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e dendura në jugperëndim të Gjermanisë, veçanërisht në Saarland, kanë çuar në përmbytje, duke prekur shumë shtëpi dhe vetura dhe duke detyruar evakuimin e disa njerëzve në Lebach të shtunën.

Pas orëve të tëra shiu të vazhdueshëm, niveli i lumit Theel në Lebach u rrit nga 50 në 350 centimetra, raporton AP.

Departamenti i zjarrfikësve përgatiti varkat e tij dhe shpërndau thasë me rërë për të mbrojtur shtëpitë nga përmbytjet.

Qendra e qytetit të Lebach mbetet e mbyllur me shumë shtëpi të evakuuara.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Të ngjashme