Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informon se për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që kanë kryer evakuimin e disa familjeve nga zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Situata nga reshjet e shiut gjatë orëve të fundit vazhdon të jetë problematike në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku mijëra hektarë tokë vazhdojnë të jenë të përmbytura.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informon se për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që kanë kryer evakuimin e dhjetëra banorëve nga zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Sipas këtij institucioni, me ndihmën e forcave ushtarake po merren masa për forcimin e argjinaturave, ndërsa në qarkun e Shkodrës janë mbi 2900 hektarë tokë vazhdojnë të jenë të përmbytura.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë (IGJEUM) sot dhe nesër priten reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit, ku në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive.
Kujtojmë se reshjet e shiut të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje në Shkodër, Durrës dhe zona të tjera të vendit, ndërsa në Vlorë tre ditë më parë si pasojë e erës së fortë humbi jetën një person, i cili u godit nga një vetrartë xhami.