Përmbytjet në Spanjë, ekipi i Kosovës mbetet i bllokuar në Aeroportin e Valencias

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në Spanjën Juglindore, si pasojë e shirave të rrëmbyeshme që kanë ndodhur atje.

51 personave raportohet se kanë vdekur deri më tani atje.

Si pasojë e këtyre përmbytjeve, raportohet se të bllokuar ka mbetur edhe ekipi i Kosovës Auto Sportit të Kosovës.

“Po, është e vërtetë. Kishin mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve. Kanë pasur me u nis dje për me ardh në Kosovë, por kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Valencias”, tha për klankosova ky burim.

Ekipi i Kosovës ka marrë pjesë në njërën prej garave më të mëdha botërore “FIA Motorsport Games”, të mbajtur në Valencia të Spanjës.

Kosova u paraqit me shtatë garues në pesë disiplina të ndryshme, ndërsa veçohet paraqitja e dyshes Rion Tytynxhiu dhe Rubina Krasniqi, të cilët u renditën në tetë garuesit më të mirë në disiplinën karting sllallom.

Të ngjashme