Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqinë veriore pasi përmbytjet e mëdha në brigjet e Detit të Zi lanë të vdekur të paktën 31 persona.
Provinca Kastamonu është zona më e goditur me 29 vdekje dhe dy të tjerë që vdiqën në Sinop në bregdet.
Përmbytjet që erdhën si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, shkatërrimin e urave, bllokimin e rrugëve, makina të shkatërruara dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Gjithashtu, Turqisë këtë muaj i është dashur të luftojë edhe me zjarret e mëdha në jug.
Ato zjarre – të cilat tani janë nën kontroll – detyruan mijëra vendas dhe turistë të largoheshin nga Marmaris dhe zonat përreth. Tetë njerëz vdiqën dhe më shumë se 100,000 hektarë bimësi u shkatërruan.