Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime ka organizuar ekspozitë në përkujtim të grave të vrara në Kosovë si dhe është nënshkruar zotimi për luftimin e dhunës më familje me deputetët e rinj, raporton EkonomiaOnline.
Mirishahe Syla, nga organizata SIT- , Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime tha se përmes kësaj ekspozite me 11 raste dëshirojnë të ngrisin ndërgjegjen tek njerëzit për dhunën ndaj grave dhe dhunën në përgjithësi.
“Sot kemi organizuar një ekspozitë me gratë që janë vrarë viteve të fundit në Kosovë, këto janë disa nga gratë edhe pse të dhënat tregojnë që janë vrarë shumë më shumë gra prej dhunës në familje janë të dhëna që i kemi nga mediat sepse policia edhe nuk ka drejtë me i publiku emrat e tyre”, tha ajo”.
Ajo përmendi rastet të cilat sipas saj filluan në vitin 2008 me vrasjen e Igballe Llalloshit.
“Kemi raste prej 2008 fillojnë me Igballe Llalloshin deri në 2019 tash me rastin e fundit të Armenda Aliut, çka tregohet është kush është vrarë prej kujt se si është vrarë. Pjesa se si është vrarë është pjesa na e ndjeshme që kemi dashur njerëzit ta shohin sepse ka raste prej burrit që janë vrarë me sopatë e raste me vrasje me thikë para familjeve para fëmijëve, po dëshirojmë që njerëzit me pa këtë pjesë dhe me i thirr ndërgjegjes me e luftua dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje në përgjithësi”, tha ajo.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur tri ditë para Kuvendit të Kosovës.
Në këtë ekspozitë tregohet se kush është vrarë, prej kujt është vrarë dhe si është vrarë ajo grua.