Përmet: Arrestohet 44-vjeçarja, e dinte se vajza e saj abuzohej seksualisht dhe nuk e raportoi rastin në polici

Prishtinë | 01 Tet 2023 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Një 44-vjeçare është arrestuar në Përmet, pasi e njëjta dyshohet se e dinte që vajza e saj abuzohej seksualisht dhe nuk e raportoi në polici.

Gjithashtgy dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale, shkruan TCh.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme