Përmirësohet gjendja e kryetarit të Malishevës

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Megjithatë, ai ende është duke u trajtuar në QKUK.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për COVID-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se gjendja shëndetësore e Begajt ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme