LDK me çdo kusht do me i fitu zgjedhjet. A i fiton me Vjosën? Ndoshta. Intervista e sontme e kandidates se LDK-se per kryeministre u karakterizu nga nje diskurs euforik, i zakonshem per te ne raport me rivalet politik, por jashtezakonisht i zbutur ne raport me rivalet e brendshem ne parti, te cilet (para se gjthash Lutfi Haziri e Agim Veliu) u treguan te matur dhe “u sakrifikuan” per ruajtjen e unitetit ne parti.
Sidoqofte, ndoshta edhe per shkak te moshes se re, pervec retorikes me leksik te kufizuar duke e permende rugovizmin, znj. Osmani nuk deshmoi njohje thelbesore te konceptit rugovist dhe te esences djathtiste te LDK-se. Baze e te djathtes jane politikat e forta dhe te qarta te jashtme.
Znj. Osmani ishte populiste dhe kontradiktore ne raport me situaten e Kosoves ne planin nderkombetar, ndoshta e frikesuar nga impakti i nje deklarimi eventual pro heqjes se takses, ndonese me pervojen qe ka eshte e vetedijshme se heqja e takses eshte domosdoshmeri (por jo edhe aplikimi i masave te reciprocitetit), sidomos pas deklarates se fundit te Quintit. Po kaq oportuniste dhe populiste u deklaru edhe e pyetur per qasjen nga familjes Rugova.
Vjosa eshte e vetedijshme se akuzat dhe kercenimet ndaj PDK-se jane popullore ne mesin e anetaresise se LDK-se, prandaj edhe diskursi i saj u orientua ne kete plan. Ajo tha se presidenti Thaçi duhet te shkoje, por prape tha se nuk ka nje dokument a deshmi se ka bere shkelje.
Gjithsesi, Vjosa Osmani eshte nje kandidate serioze qe ua ka veshtiresu punet jo vetem rivaleve te medhenj si PDK e AAK, por partnerit potencial, LVV. Ajo e ka perparesine e diskursit anti-PDK, perparesine e nje figure te paprekur ne planin e korrupsionit duke mos qene ne pozita udheheqese dhe perparesine e modelit te qeverisjes se grave.
Se kendejmi, Vjosa Osmani eshte kandidatja e vetme ne LDK qe mund te terheqe votues jotradicionalisht te LDK-se, te papunet dhe te mllefosurit per gjendjen e Kosove qe eshte nje mase kritike e rendesishme. Nderkaq, ka gjasa qe te humbe nje pjese te korpusit elektoral tradicionalisht LDK. Te mos harrojme se LDK ka mbete tashme pa Sabri Hamitin, te vetmen figure konceptuale qe e nderlidhte me Ibrahim Rugoven, pastaj pa Fatmir Sejdiun dhe me nje kryesi pa Arben Gashin, Driton Selmanajn, Muhamet Hamitin etj.
Sidoqofte, ne kete plan, partite e tjera jane vonu qe t’i bejne karshillek LDK-se. Jo se s’kane kandidate femra te dijshme e te guximshme, por sepse nuk e kane analizu si duhet situaten politike.