Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës. Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë. “Kryeministri Kurti e uroi Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në […]
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.
“Kryeministri Kurti e uroi Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.












