Përparim Rama sot zyrtarisht do të marrë mandatin e ri, njëkohësisht të dytin, për ta udhëhequr kryeqytetin.
Ai pritet të bëjë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të nisë nga ora 10:00.
Përveç Ramës, betimin do ta bëjnë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal.
Rama siguroi fitoren në zgjedhjet lokale duke mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çekun.