Përparim Rama: Ku kanë mujt na kanë blloku – sheshin, unazën e tash me buxhetin e vitit 2025

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se pothuajse në secilin projekt të madh, është bllokuar nga niveli qendror.

Ai ka thënë se ndërtimi i unazës ka qenë kyçe.

“Për fat të keq, çdo projekt që ka mujt me avoku, na kanë blloku. Unaza e kryeqytetit ka qenë projekti parë që e kemi shtyrë përpara, ka qenë në sirtare, e kemi nxjerr, kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës. Kjo ka qenë një projekt të cilën e kemi zhvilluar, ka pasur disa probleme që kemi zgjidh, e kemi pru në pikën që Banka Evropiane e Ndërtimit ka nda fonde 206 milionë, e kemi futur projektin madhor si projekt strategjik, si e tillë 82.4 milionë, kanë qenë fonde falas. Derisa e kemi pru në pikën ku ministri i Financave, thotë nuk e nënshkruajmë procesin se nuk jemi këtu me përmbush premtimet e Përparim Ramës. Se unë po e merrsha me veti unazën, është kyçe”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

“Dy vitet e para kam qenë optimist. Jam kryetar i të gjithëve, kam shikuar përtej partive, për të mirën e qytetarëve, bashkëpunim me secilin sektor. Kanë qenë bllokues për unazën, sheshin, platformën, tash me buxhetin e vitit 2025”, tha ai.

Të ngjashme