Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili kanë pasur një përplasje verbale mes vete.
Pas përfundimit të fjalës së Adem Grabovcit në foltore, u dëgjua zëri i Ismailit që duket se kërkoi fjalën.
Veseli iu referua Ismailit si në një rast të mëparshëm, “Skenderbeg, ëë, ëë, kerkush nuk po të tutet, merre fjalen si njeri”, i tha Veseli, Ismailit, kurse Ismaili iu përgjigj, “Unë për ty jam Fisnik Ismaili.”
Veseli iu drejtua Isamili, “Ngadal mos i hap sytë.”