Përplasen deputetet, Nagavci – Haxhiut: Je budallaqe dhe e padishme

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 15:15 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përplasja mes deputeteve vazhdoi edhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pasi që kryesuesi i komisionit për arsim Ismajl Kurteshi, e shpalli të mbyllur komisionin, aty filloi acarimi i situatës mes deputeteve Teuta Haxhiu nga AAK dhe Arbërie Nagavci nga LVV.

Haxhiu e akuzoi Nagavcin se ajo e ka futur motrën e saj në disa trajnime për mësimdhënës ku pas kësaj ajo ka marrur edha para.

“Ti s’ki çka fol, ti e dinë shumë mirë që motra jote ka marrë pare prej trajnimeve në të cilat ti e ke shti”, i tha Haxhiu – Nagavcit.

“Madje ti për parë nuk hekë, se merr pare gjithkah”, shtoi ajo.

E Nagavci tha se Haxhiu po shpif për të dhe se ajo do flasë me të vetëm në gjykatë.

Madje përplasja shkoi deri në atë shkallë sa qe Nagavci e quajti Haxhiun “budallaqe” dhe “të padijshme”

“Unë dhe Teuta Haxhiu do vazhdojmë bisedën tonë në gjykatë sepse ajo vazhdimisht ka shpifë ndaj meje”, i tha Nagavci – Haxhiut.

“A je budallaqe a je e padijshme a po bëhesh kishe je, ti je budallaqe definitivisht, ti po shpif, në gjykatë flasim unë dhe ti, unë skam çka foli me ty më”, u shpreh Nagavci, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme