Përplasen dy avionë luftarakë në perëndim të Kievit, vdesin tre pilotët

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Tre pilotë ukrainas kanë vdekur pasi dy avionë L-39 u përplasën në ajër në Ukrainën qendrore teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues, thanë forcat ajrore të vendit në një deklaratë të shtunën. Përplasja ndodhi të premten mbi rajonin Zhytomyr, i cili shtrihet në perëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Mbetjet e avionëve ranë në oborrin e një shtëpie private dhe ato u përhapën rreth 300 metra, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Askush në terren nuk u lëndua dhe nuk raportohet për dëme në shtëpi private. Ushtria ka larguar të gjitha copëzat e avionëve që u përfshin në incident.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave. Kjo është një humbje e dhimbshme dhe e pariparueshme për të gjithë ne”, shkruan forcat ajrore në aplikacionin Telegram ndërsa Byroja Shtetërore e Hetimeve ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes së rëndë./abcnews.al

Të ngjashme