Përplasen dy mjete lundruese pranë Lumit të Shalës, lëndohen disa persona

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën turistike të Komanit në Shqipëri, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të Lumit të Shalës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar lëndimin e disa personave.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë burime paraprake bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe strukturat përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme