Në kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca plenare, në të cilën po shqyrtohet për herë të parë Projektligji mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se është absurd fakti se si një organizate si “Lets do It Kosova” i ndahen 1.3 milion nga buxheti i Kosovës për projektin e tyre ndërsa komunat e Kosovës nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për çështjet e ambientit, raporton Ekonomia Online.
“Është një element tjetër që ka të bëjë me mjedisin tek projektet kapitale tek gjitha komunat e Kosovës shifra është 930 mijë euro kurse për vetëm një projekt të vetëm ta pastrojmë Kosovën, qeveria ndan 1.3 milion euro. Kjo nuk ka qenë në projekt buxhet. Disa kryetarë të komunave kanë thënë se sikur të kemi në një buxhet prej 2 milion euro atëherë do të i kishim rregulluar çështjen e komunave për deponi ilegale”, tha ai
AI ka kritikuar shpenzimet e buxhetit duke përmendur pjesën e madhe e cila shkon për gjyqtarët dhe prokurorët.
“Nëse marrim një shembull tjetër se si qeveria vitin 2018 ka marrë vendime për shpenzime kapin vlerën e 33.8 milion euro. Rritja e buxhetit prej 6 për qind nuk sjellë përmirësime në këtë sektor pjesa më e madhe e këtyre rritjeve shkon në rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse nuk punësohet staf shtesë të gjitha këto nuk janë të pasqyruara”, tha Selmanaj, raporton EO.
E ministri i Financave Bedri Hamza për deklaratën e Selmanajt pati një përgjigje.
Ai tha se komunat e Kosovës nuk duhet të presin vetëm nga buxheti i nivelit qendror, por duhet të ndajnë pak edhe nga buxheti i tyre për çështje të caktuara, përkatësisht për çështjen e ambientit.
“Është e paqëndrueshme rritja e buxhetit, nuk ka ndikim në rritjen ekonomike. Ju thatë që buxheti i drejtësisë nuk është i mjaftueshëm edhe do donim të ndahet një buxhet i tillë. Tek sektori i drejtësisë, tek këshilli gjyqësor janë të lira 230 pozita. Këshilli gjyqësor le ti plotëson gjyqtarët ndërsa këshilli prokurorial i ka 93 pozita. Çështja e ambientit duhet të vihet në prioritet më të lartë. Edhe komunat duhet të ndajnë pak nga buxheti i tyre jo të presin vetëm nga niveli qendror. Komunat nëse dëshirojnë ambient më të mirë duhet të ndajnë pak edhe nga buxheti i tyre”, tha ministri Hamza.