Kritikave dhe akuzave të Aleksander Vucicit rreth Masakrës së Reçakut, në një intervistë për BBC’në iu është përgjigjur të premten William Walker. Ai ka thënë se Vuçiq me deklaratat e tij e bën punën që e ka bërë gjithmonë edhe gjatë kohës sa i ka shërbyer Millosheviqit si ministër i Propagandës, shkruan Gazeta Express.
Derisa është shprehur i irrituar me faktin që presidenti serb vazhdon ta përmend ende.
Lidhur me deklaratat e Walker ka folur sot kreu i shtetit serb, duke thënë se i vjen keq që e ka irrituar Walkerin.
“Më vjen keq që e kam irrituar z.Walker”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.
Vuçiq në vitin 2019 e kishte akuzuar Walkerin se ‘ka falsifikuar’ Masakrën e Reçakut, derisa këto pretendime të shefit të shtetit serb i ka mohuar Walker duke thënë se Vuçiq propagandon njëjtë si në kohën kur i ka shërbyer Millosheviqit.