Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili tha se kryeparlamentarja Vjosa Osmani po bëhet e njëanshme dhe se nuk po qëndron në krye të detyrës, raporton Ekonomia Online.
“Shumë mirë që reagove për ata që po konsumojnë duhan, dhe bëre shumë mirë në këtë reagim por dua të ju shoh më shpesh të jenë kështu, sepse mendoj se nganjëherë nuk jeni në krye të detyrës dhe po bëheni e njëanshme”, tha Ismaili.
E përgjigje mori nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ajo tha se në këtë kohë Prokuroria po e kryen punën e saj në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në kohë të pandemisë.
“Është e pamundur për mua që mos të dal e mos t’i përgjigjem Ismailit dhe këto kritika i marrë si kompliment”.
“Ka dhjetëra vajza e gra që po na presin që ne të shtyjmë kulturë, që kur me fol e kur me kesh. Unë do të flas e do të qeshi kur do që dua unë”, tha ajo, raporton EO.
“Por ku ishit ju që ish-kryetari i Kuvendit i përdorte një gjuhë çnjerëzore ndaj grave deputete. Kur e ngritët zërin për dukuri të tilla. Prandaj e them se kritikat e tilla i marr si kompliment”, tha Osmani.
“Nëse ka një deputet në Kuvend që ka iniciuar ligje, atëherë jam unë, sepse jam e vetmja deputete që nuk i bllokoj ligjet”, tha ajo.