Përplasen PDK e Nisma në Kuvendin e Prishtinës, Retkoceri-Zabërgjës: Palaço, shko fol në Gjykatë

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 17:18 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë debatit për planin e lagjes Kalabria në Prishtinë, asambleistët e partive opozitare janë përplasur mes vete, ku nuk kanë munguar as fyerjet, raporton Ekonomia Online.

Një përplasje e kanë pasur asambleisti i PDK-së, Leotrim Ratkoceri dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Endrit Zabërgja.

Ratkoceri gjatë fjalës së tij e ka quajtur palaço, Zabërgjën.

“Ti Palaço shkon fol në gjykatë atje, sa i përket koalicionit, ne kemi dal vet”, ka thënë Retkoceri.

Derisa, asambleisti i Nismës, Endrit Zabërgja, ka kërkuar nga kryesuesi që t’ia ndalë fjalën dhe të mos e lerë të ofendojë.

“Mos e le me ofendu kryesus, ndalja fjalën”, tha Zabërgja.

Të ngjashme