Përplasen treni dhe një automjet në Pejë, një person dërgohet në spital

Prishtinë | 27 Sht 2026 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë një tren i udhëtarëve dhe një automjet.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Personi i lënduar, sipas ekipit mjekësor, ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka bërë të ditur Rugova.

Ndërkohë, Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut është duke u marrë me rastin dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme