Një aksident komunikacioni ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Afrim Zhitia” dhe “Xhevë Lladrovci”, në semaforët te Mensa e studentëve.
Koha.net ka mësuar se nga aksidenti nuk kanë pësuar lëndime njerëzit.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture të markës “Golf” dhe një “Polo”, që janë ndeshur mes vete shkaku i mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.
Me Ligjin e ri për trafikun, ata që hyjnë në të kuqe, gjobiten me 150 euro dhe u konfiskohet patent shoferi për tre muaj.