Një YouTuber braktisi aeroplanin derisa po fluturonte dhe u hodh në parashutë – duke bërë një ulje të sigurtë dhe “detyroi” masën të besojnë se ishte një aksident i tmerrshëm. E tëra kjo është bërë për disa miliona shikime, kanë bërë të ditur nga Administrata e Avicacionit Federal.
Bëhet fjalë për Trevor Jacob që publikoi në YouTube videon ku shihet sesi sfidon kinse vdekje – duke kërcyer nga aeroplani pak sekonda para se të përplasej në pyjet e Los Padres të Parkut Nacional në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
Ai kishte bërë që helika e aeroplanit të mos punojë, derisa ishte duke fluturuar gjatë 24 nëntorit të vitit të kaluar.
E më 11 prill, Aviacioni Federal ia ndaloi Jacobit të fluturojë me aeroplan të vogël me një motor – kjo për shkak të neglizhencës dhe rrezikimin e jetës së tjerëve, shkruan New York Times.