Britania dhe Bashkimi Evropian janë përfshirë në një përplasje diplomatike në lidhje me statusin e ambasadorit evropian në Londër. Britania ka refuzuar t’i japë statusin e plotë diplomatik Joao Vale de Almeida si krejt ambasadorëve tjerë.
Ministria e Punëve të Jashtme në Britani ka insistuar se ambasadori i bllokut evropian dhe zyrtarët e tij nuk duhet të kenë privilegje dhe imunitet diplomati nën Konventën e Vjenës.
Ministria britanike nuk dëshiron të vendosë precedent duke trajtuar trupat ndërkombëtare me të njëjtën mënyrë si shtet komb.
Siç qëndrojnë gjërat, ambasadori nuk do të ketë mundësinë që kredencialet e tij t’ia prezantojë Mbretëreshës britanike si gjithë shefat e misioneve diplomatike.
Vendimi i shtetit britanik është në kontrast me 142 shtetet tjera të botës në të cilat BE-ja ka delegacione dhe ambasadorët e saj kanë të njëjtin status si diplomat që përfaqëson shtetet sovrane.
BE-ja ka shprehur shqetësimet e veta në lidhje me bllokadën britanike, ndërkaq Ministria e Jashtme e ishullit dëshiron të trajtojë delegacionin e BE-së vetëm si përfaqësues të një organizate ndërkombëtare.