Përplasja e dy presidentëve në Slloveni, ja çfarë i tha Vuçiqi-Thaçit

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 16:51 | Nga

Samiti në Bërdo Brinjo u karakterizua me një përplasje që u cilësua si më e ashpra ndonjëherë ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Diskutime të ashpra ka pasur, pasi Thaçi e përsëriti në takim se Serbinë nuk mund ta imagjinon në Bashkimin Evropian para Kosovës.

Por mediat serbe kanë zbuluar disa nga reagimet e presidentit Vuçiq ndaj Hashim Thaçit.

“Për çfarë jeni duke folur? Pavarësia e juaj ka ardhur pas agresionit të NATO-s, pas asnjë referendum dhe shumë shtete që nuk ju kanë njohur. Pesë shtete të Bashkimit Evropian edne nuk e kanë njohur pavarësinë tuaj. Ju për neve nuk jeni shtet i pavarur, dhe kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi çasje evropiane, sidomos jo kur të lidhet me njohjen e Kosovës. Unë kam thënë në Kuvend se Serbia do të heq dorë nga mitete e veta, për të ardhmen e serbëve por edhe të shqiptarëve në Kosovë”, i kishte thënë presidenti serb atij të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Vuçiq i ka përmendur edhe deklaratat për Shqipërinë e Madhe, ku e ka akuzuar Thaçin për nxitje të urrejtjes.

“Ju Hashim, keni folur për Shqipërinë e Madhe së bashku me Jonuz Muslin. Ajo ishte fjalë publike dhe Brukseli nuk tha asgjë për këtë. Ju patët një obligim dhe nuk e përmbushët, dhe ai ishte Komuniteti i Komunave Serbe, ne kemi përmbushur gjithçka, numrin e telefonit, gjykatësit, prokurorët, gjithçka, e ju? Asgjë, sepse ju e keni pasur përkrahjen e një numri të madh të shteteve të BE-së ”, kishte thënë Vuçiq.

Ajo çfarë bëjnë të ditur mediat serbe, është se Thaçi i ka thënë Vuçiqit se pa e njohur Kosovën nuk do të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Ata janë përplasur edhe për gjendjen në Rajon, ku Vuçiq dhe Ivanov ishin pajtuar se gjendja ishte e tensionuar, kurse presidentët shqiptarë, Thaçi e Nishani kishin thënë se gjendja nuk është ashtu siç po e bëjnë presidentët e Serbisë dhe Maqedonisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme