Përplasja ndërmjet Berishës e Dugollit, Qalaj kërkon që debatin ta vazhdojnë jashtë sallës

| 01 Mar 2022 | 13:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një përplasje e vogël ka ndodhur ndërmjet deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe atij të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, në lidhje me Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Njëri ishte kundër, e tjetri insistonte që kjo Nismë të shkojë përpara. Debati i tyre për këtë çështje, nuk i pëlqeu aspak deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj. Ai kërkoi që debatin ta vazhdojnë jashtë sallës.

“E kam një propozim, të dalin të dy dhe të bisedojnë qatje burrë”, i thotë Qalaj kryetarit të Komisionit, Bekë Berishës.

Ndërsa i nervozuar u shpreh kolegu i tij i partisë, Hisen Berisha. Ai tha se për punë private nuk do vinte në këtë komision.

“Për privatisht me të unë i kisha zgjidh dhe nuk kisha ardhë këtu hiq. Këtu s’ka guxu askush me fol me këtë gjuhë deri më sot. S’ka guxu se duhet me fol kundër gjeneralëve”, ka thënë i nervozuar Berisha.

Të ngjashme