Përplasje e ashpër mes Matoshit dhe Shalës – BE katastrofë e Macroni bënë hajgare me neve

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun, analisti Krenar Shala duke komentuar zhvillimet e fundit në forumin e Bledit në Slloveni ka thënë se Evropa janë të mirë veq nëse ka pas nevoj për ta.

“Me ba me e pas shpinë llugë katastrofë janë, po me vjen keq por kta janë tmerr”, ka thënë Shala.

Kjo deklaratë e tij e nervozoi shumë analistin Halil Matoshi i cili pyeti Shalën që si është e mundur atëherë që të jetë 94% dashuria ngaj BE-së?

Shala u përgjigj duke thënë se ne jemi shumë larg BE-së dhe sa më shumë që ofrohemi ne kemi me ra në përqindje.

Kjo është fatkeqësia që BE-ja e ka pa që jemi shtet i vogël dhe nuk kemi kah me ia majtë dhe për ata bajnë hajgare me neve”, ka thënë Shala.

Shala tutje tha që Macron po bënë analiza rë gabuara. Sipas tij nuk ka faj Macroni meqë ne kemi qëllu shtet i vogël prandaj bënë hajgare me neve.

Matoshi iu përgjigj që nuk është faj me qenë i vogël, faj është me qenë budall. /Gazeta10/

Të ngjashme