“Përplasje fizike LDK-VV në Kuvend”, Gashi mohon të ketë pasur incident

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka mohuar që të jetë përfshirë në një incident brenda Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka pasur asnjë incident”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.

Burime nga Lëvizja Vetëvendosje pretendojnë se brenda Kuvendit janë përplasur Arben Gashi dhe Kujtim Shala me deputetin e tyre, Gazmend Gjyshincën.

E gjitha ngjarja sipas tyre thuhet të ketë ndodhur pas një debati të tensionuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj, madje për shkak të tensioneve ishte detyruar që të ndërpriste mbledhjen e Komisionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme