Përplasje me armë, këngëtari i njohur qëllohet për vdekje! Ishte fejuar disa ditë më parë, ja fotot që publikoi me partneren, pak para se të vritej

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari dhe blogeri i njohur nga Shkupi, Amar Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë në Rrugën e Plastikave.

Në përplasjen me armë janë përfshirë disa persona, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur 3 prej tyre.

Këngëtari, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, mësohet se ishte fejuar disa ditë më parë.

Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në InstaStory nga festa e fejesës.

Gjithashtu më 25 prill publikoi disa imazhe ku tregoi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.

“Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë, jam unë dhe e dashura ime”, shkruante ai.

Ende nuk dihen arsyet e përplasjes me armë në Shkup, që i morën jetën të riut.

Të ngjashme