Përplasje verbale kanë ndodhur ndërmjet organizatorëve të protestuesve kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë dhe atyre pro.
Një grup qytetarësh kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë, raporton Ekonomia Online.
Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.
Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë, por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.