Përplasje ndërmjet VV-së e LDK-së, shkak mungesa e Bislimit – Përmenden skandalet me rezerva shtetërore

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, kanë pasur një përplasje mes vete, raporton Ekonomia Online.

Shkak për këtë ka qenë mungesa e zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi i cili pritej të raportonte lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Kryetarja e këtij komisioni Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, e vetmja e pranishme nga Lëvizja Vetëvendosje tregoi arsyet pse zëvendëskryeministri nuk ishte aty.

Ajo tha për shkak të mbledhjes së Qeverisë, Bislimi i kishte thënë se do të vinte sapo të bëhej kuorumi në komision.

“Bislimi ka qenë në komunikim me mua gjithë kohës dhe meqenëse ka pas mbledhje të Qeverisë më ka thënë me njofto kur të behet kuorumi, unë vij për 2 minuta aty. Bislimi i është përgjigjur gjithmonë pozitivisht ftesave të komisionit”, tha Kryeziu-Hyseni.

Ndërsa Kica-Xhelili ia përmendi skandalin me rezerva shtetërore, duke i thënë se “ne nuk i vjedhim rezervat shtetërore”.

Të ngjashme