Përplasje në Kuvend, Deliu: Respektoje Kushtetutën

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e sotme të Kuvendit, Kryesuesi Avni Dehari urdhëroi që t’u ndërpritej fjala deputetëve të partive opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-Nismën, raporton Ekonomia Online.

Tensionet u shtuan kur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi nga foltorja që të respektohej rendi i ditës dhe Kushtetuta. “Respektoje Kushtetutën, ktheju rendit të ditës”, tha ajo, për çka reagimi i menjëhershëm i Deharit ishte kërkesa drejtuar regjisë për t’ia ndalur fjalën.

Të ngjashme