“Përplasje” në Kuvend rreth seancës për presidentin

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje mes pozitës dhe opozitës lidhur me seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, e cila është caktuar të mbahet sot, në orën 17:00, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar që deputetët të jenë të pranishëm në seancën që pritet të nisë në ora 17:00.

 “Është e rëndësishme që të jeni të pranishëm në seancë dhe deri atëherë të shpresojmë që të kemi emra dhe konsensus për president”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se mungesa e marrëveshjes politike po e çon vendin në një situatë të re.

“Unë nuk e di ‘zanzibarin’, por e di që Kosova nuk ka pasur kurrë krizë të tillë për zgjedhjen e presidentit. Hera e parë që vendi po shkon në zgjedhje për shkak të mungesës së konsensusit”, ka thënë Tahiri.

E, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Time Kadrijaj ka kritikuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, duke thënë se një situatë e tillë nuk është reale.

“Keni shpikur një ngjarje që nuk ekziston, për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për presidentin”, është shprehur Kadrijaj.

Të ngjashme