Në seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, se pse kjo parti ka hyrë në koalicion me, siç e quajtën ata, një kriminel lufte si Ramush Haradinaj.
Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka gjuajtur flamurin e Kosovës, Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, duke i thënë që t’ia dërgoj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.
Drecun i ka dhënë një paralajmërim Damajnoviq, pas të cili ky i fundit e quajti Drecun hipokrit ngaqë i ka dhënë mbështetje qeverisë Haradinaj, shkruan Dan, transmeton Klan Kosova.
Momentin kur radikalët i gjuajnë flamurin Drecun’it, e keni në videon mëposhtë nga minuta e 16 deri 17 e 30.