Numri i votuesve në këto zgjedhje pritet të jetë më i lartë se në zgjedhjet e fundit.
Derisa KQZ-ja pritet të dalë së shpejti me shifra zyrtare, në disa vendvotime në Prishtinë përqindja kalon 61 për qind.
Valbona Kastrati, menaxhere e qendrës së votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, tha se vetëm në dy vendvotime numri i përgjithshëm i votuesve ka qenë 4 168, që në përqindje është 61.86 për qind.
Një problem që ajo ka evidentuar është se në lista kanë mbetur shumë persona të vdekur. Kjo e ka ulur përqindjen.