Një studim i Universitetit Shtetëror në Pensilvani ka treguar arsyet se përse zgjimi në mëngjesin me shi është më i rëndë se zakonisht dhe përse në ditët me shi ka më shumë gjumë.
Nëse dita është me shi, ka më pak dritë, prandaj trupi tajit më pak serotoninë, ndërsa melatoninë më shumë – hormone të cilat drejtpërdrejt janë përgjegjëse për humorin dhe vigjilencën tuaj.
Shumë njerëz, në ditë me shi ndihen të përgjumur. Por a ka ndonjë shpjegim shkencor lidhur me këtë, pasi është një fenomen shumë i përhapur tek shumë njerëz?
Nuk flini siç duhet
Një studim i kryer nga Laboratori i Gjumit në Universitetin Rochester, ka treguar se në netët me shi njerëzit nuk flenë shumë. Prandaj, në netët me shi ju nuk flini shumë dhe kur zgjoheni, nëse ende ka shi, do të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.
Shumë melatoninë
Melatonina është hormoni që ndihmon që trupi të rregulloj qarkun e gjumit dhe të zgjimit. Sa më shumë që trupi juaj të prodhoj këtë hormon, aq më të lodhur do të ndiheni. Por melatonina gjithashtu ndihmon që trupi juaj të eliminoj dritën dhe kështu që ju mund të flinin natën, ndërkaq në mëngjes kur del dielli, trupi juaj fillon që të prodhojë melatoninë në mënyrë që ju të zgjoheni. E kur ka shumë re dhe ka shi, prodhimi i melatoninës është i lart, prandaj ju nuk mund të flini.
Serotoninë e pamjaftueshme
Ashtu sikurse qielli me re i shkakton trupit tuaj prodhim të tepruar të melatoninës, po ashtu në trurin tuaj nuk prodhohet sasi e mjaftueshme e serotoninës. Serotonina është një neurontransmetues që është i lidhur me lumturinë. Kur hani ushqim ju prodhoni seratoninë por rrezet e diellit në prodhimin e këtij hormoni kanë një rol të madh. Prandaj, kur ka më pak diell, truri prodhon më pak serotoninë gjë e cila çon në që të ndjeheni i depresionuar dhe të keni mungesë të motivimit. Për këtë arsye jeni pak dembel, pak të përgjumur në ditët me shi.
Tingujt qetësues
Zhurma kur pikat e shiut bien në dysheme, dritare apo çati krijon një lloj tingulli. Ky tingull mund të jetë ritmik dhe nëse është i tillë, ky tingull hynë në trurin tuaj dhe shndërrohet në një ninullë qetësuese gjatë gjithë ditës. E efekti i kësaj zhurme mund të ju sjell më shumë gjumë.