Studimet tregojnë se sa më i ngrohtë të jetë një qytet, aq më i lartë numri i krimeve.
Dennis Rosenbaum, një ekspert krimesh në Universitetin e Illinoisit, ka zbuluar se klima e një qyteti ndikon në numrin e krimeve.
“Sapo ka mot të mirë, gjithnjë e më shumë njerëz dalin në rrugë, dhe si pasojë, në qarkullim ka më shumë keqbërës dhe viktima”, shpjegon shkencëtari.
Bashkë me psikologun Brad BUshman nga Universiteti i Michiganit, ata konkluduan se vetëm në SHBA, një rritje me 0.4 gradë në temperaturën mesatare vjetore, sillte pothuaj 10 000 vrasje më shumë.
“Por në temperatura mbi 35 gradë celcius njerëzit kanë prirjen të rrijnë në shtëpi, kështu që numri i vrasjeve bie sërish”, thotë Rosenbaum.