Përse kruajmë kokën kur mendojmë?

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 21:40 | Nga

Skena e të kruarit të kokës të gjithëve u është shumë mirë e njohur, që nga fëmijëria, dhe studiuesit e lidhim me të menduarit dhe studimin e veprimit të ardhshëm.

Shumë shpesh, edhe vetë bëjmë ashtu kur mendojmë për gjërat të cilat është e nevojshme t’i bëjmë apo t’i themi.

Kryesisht fjala është për situatat në të cilat është e nevojshme të mendohet mirë para se të vendosim për ndonjë veprim, ndërkaq të kruarit e kokës është pikërisht reagim automatik i trupit tonë.

Truri situatat e tilla i interpreton si stresuese, ndërkaq çdo formë e prekjes së pavetëdijshme paraqet përpjekje që vetveten ta qetësojmë dhe ta ngushëllojmë, shpjegojnë psikologët.

Gjestet automatike, siç janë të kruarit e kokës apo masazhi i qafës paraqesin shprehje të jashtme të gjendjes së brendshme të njeriut.

Psikologët konsiderojnë që shumica e këtyre gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetvetes paraqesin dëshirën e njeriut që të ngushëllohet në momentet e pasigurisë apo të stresit – dhe në atë mënyrë vetveten pikërisht e trimërojmë në mënyrë që të arrijmë zgjidhjen më të mirë.

Të kruarit e kokës është një sërë lëvizjesh të pavetëdijshme me të cilat njeriu përpiqet që t’i ndihmojë vetes që të relaksohet dhe të ulë vëllimin e stresit, ndërkaq ai është i orientuar në drejtim të kokës, sepse pikërisht ajo është burim i atij stresi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme