Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Kale, është një ndër bimët më të shëndetshme dhe më të ushqyeshme

Në Evropë kultivohet që nga koha e romakëve dhe që nga ajo kohë ka qenë e njohur dhe e vlerësuar si ushqim i cili mbron shëndetit dhe ruan forcën.

Pos që është e pasur me materie ushqyese, lakra me gjethe ka edhe kalori të ulëta – një filxhan i vogël i kësaj perime ka vetëm 36 kalori, andaj është mirë të jetë pjesë e pashmangshme e ushqimit dietal.

Në kulinari përgatitet në mënyra të ndryshme, mund të zihet dhe nga ajo të përgatitet garniturë, supë e shijshme, t’u shtohet orizit dhe makaronave, fletët e freskëta hidhen në blender për të përgatitur lëngje të shëndetshme, ëmbëlsira, pite, çips të shëndetshëm nga kjo perime dhe shumë ushqime të tjera.

Recetat dhe mënyrat e përgatitjes janë të shumta, prandaj është mirë të hani sa më shpesh.

Lakra me gjethe është e pasur me vitamina dhe minerale, nga të cilat posaçërisht theksohet vitamina C, e rëndësishme për mbrojtje të sistemit të imunitetit.

Një lugë e kësaj lakre të freskët përmban më shumë vitaminë C se portokalli. Është e pasur me vitamina të grupit B, përmban vitaminë E, thartirë folike, është e pasur me betakaroten, ndërkaq nga mineralet më së shumti ka mangan, bakër, kalcium, kalium, magnez.

Aftësitë anti-inflamatore të kales janë të pakonkurueshme me perimet e tjera. Acidet yndyrore omega-3 janë esenciale sepse trupit i nevojiten për të qenë të shëndetshme, por ato duhet të vijnë nga burime jashtë trupit; kale është një burim i mrekullueshëm i këtyre yndyrnave të shëndetshme.

Benefitet e tyre përfshijnë rregullimin e koagulimit të gjakut, ndërtimin e membranave qelizore në trurin tuaj, dhe mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet. Ata gjithashtu mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve autoimune, të tilla si lupus dhe artrit reumatoid.

Një porcion kale përmban 121 miligramë të acideve yndyrore omega-3 dhe 92.4 miligramë të acideve yndyrore omega-6.

Në një artikull, aktorja e famshme e Hollywood-it, Gwyneth Paltrow shkruan: “Kale është plot me kalcium dhe antioksidantë”. “Kur e bëni lëng, me mollë dhe xhenxhefil, si dhe pak mente dhe lëng limoni, do të keni një limondë të shijshme me jeshillëqe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme